Ka ndodhur

Gjendet lëndë plasëse poshtë një makine në Burrel, policia rrethon zonën

Gazeta Si – Një pako e dyshuar me lëndë plasëse është konstatuar poshtë automjetit të një personi me iniciale E.P., në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel.

Sipas asaj që njofton policia, kanë ndërhyrë forcat xheniere, të cilat po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë