Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje tragjike është shënuar në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës.
Sipas informacioneve se gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj, i identifikuar si Altin Arapaj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.
36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por burri nuk u gjet.
Që nga ajo kohë, filluan kërkimet, të cilat rezultuan në gjetjen e viktimës pak minuta më pas. Trupi i viktimës, Altin Arapaj, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.