Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr, të zonës së Klosit. Policia në informacionin paraprak tregoi se në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.
S.V., rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete pranë pronës së tij.
Disa orë më vonë, policia ka identifikuar autorin, 32-vjeçarin Hazbi Velsula i cili është edhe kushëriri i viktimës.
Autori i krimit ishte fshehur në banesën e vëllait të tij, aty ku edhe u arrestua.
Ai u vu në pranga në lagjen Allias, teksa u sekuestrua edhe thika që dyshohet se u përdor nga ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.