Një i ri rreth 30-vjeç është gjetur i vdekur një ditë më parë në rrugën “Benjamin Kruta” në kryeqytet.
Sipas policisë viktima nuk ka shenja dhune, ai është gjetur në rrugë dhe dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.
Policia sqaroi se viktima nuk ka shenja dhune sipërfaqësore në pamje të parë, ndërkohë që nuk është identifikuar ende se cili është.
Pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




