Gazeta Si – Një 82-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e kësaj të hëne në shtëpinë e tij në Durrës. Sipas policisë, i moshuari është identifikuar me inicialet P.G.
Rrethanat e vdekjes momentalisht nuk janë të qarta, por viktima raportohet se është gjetur me dëmtime në trup me mjete prerëse. I moshuari jetonte i vetëm në lagjen 16 të këtij qyteti, pasi të afërmit i i kishte në Itali. Pikërisht kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë telefonuar, por 82-vjeçari nuk është përgjigjur.
Familjarët më pas kanë telefonuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur të moshuarin pa shenja jete. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.