Ka ndodhur

Gjendet i pajetë 44-vjeçari në Fushë-Krujë, dyshohet nga infarkti

Një kufomë është gjetur nga policia natën e kaluar në një hyrje pallati në lagjen Punëtori, në Fushë-Krujë.
Viktima u identifikua si Gentian E’themi, 44 vjeç, i cili banonte në katin e gjashtë.
Ai jetonte i vetëm në një apartament të marrë me qira dhe trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar.
Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar policinë se kishte 2 ditë që nuk kontaktonte me të.
Menjëherë, policia ka shkuar në banesën e 44-vjeçarit dhe pasi nuk ka reaguar njeri kanë shembur derën dhe kanë gjetur trupin e tij.
Sipas policisë shkaqet e vdekjes janë natyrale dhe dyshohet nga një infarkt. 44-vjeçari ka qenë punonjës i një lavazhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë