Ka ndodhur

Gjendet i mbytur një 41-vjeçar në liqenin e Belshit

Gazeta Si – Një 41-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni i Belshit mesditën e kësaj të mërkure me dyshimin se është mbytur duke u larë.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të nxjerrin trupin e 41-vjeçarit.

Sipas deklarimeve të para të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë