Nga Gazeta ‘SI’- Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Turistja 69 vjeçe vinte nga Florida dhe ishte vendosur në këtë apartament që prej datës 13 qershor, ndërsa kishte paguar qiranë për disa ditë.
Gruaja u dërgua në Morgun e Spitalit të Vlorës dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Policia po heton lidhur me rastin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.