Ngjarje

Gjendet e vdekur 26-vjeçarja ruse në Durrës

Nga Gazeta 'SI'- Një 26-vjeçare ruse u gjet e pajetë këtë të premte në Durrës.

Sipas policisë, e reja ishte vetëvarur në derën e dhomës së gjumit.

Ajo ishte në një apartament të marrë me qira ditore në lagjen nr.13 në Durrës. Shtëpia ishte në pronësi të një shtetasje çeke.

Dyshohet se viktima e ka ndërmarrë këtë akt pasi po kalonte një periudhë të vështirë emocionale pasi ishte në proces divorci me bashkëshortin. Ka qenë një letër, që u gjet në banesën ku po qëndronte viktima.

Policia po kryen hetime për të zbardhur shkaqet që e çuan drejt vetëvrasjes shtetasen ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë