Ka ndodhur

Gjendet e pajetë në banesën e saj një grua në Shkodër

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj këtë pasdite në qytetin e Shkodrës. Raportohet se në trupin e shtetases me iniciale R.E., kishte disa plagë të shkaktuara nga mjet prerës.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së saj. Gruaja jetonte me tre fëmijët, ndërsa bashkëshorti është emigrant.

Dyshohet se kanë qenë fëmijët ata që e kanë gjetur nënën e tyre të vdekur. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë