Ka ndodhur

Gjendet e mbytur një e moshuar në liqenin e Pogradecit, vuante nga skleroza

Gazeta Si – Një grua e moshuar u gjet e mbytur në liqenin e Pogradecit këtë të enjte. Viktima është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara.

Sipas informacioneve të policisë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklaratat e familjarëve mësohet se ajo vuante nga sëmundja e sklerozës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë