Gazeta Si – I mituri 13-vjeçar, i cili u largua nga një qendër sociale në Elbasan, është gjetur këtë të premte.
Sipas njoftimit të policisë, i mituri iu dorëzua qendrës sociale, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Më datë 19 shtator, bashkë me një 13 vjeçar dhe një 14-vjeçar, u larguan pa adresë, mirëpo këta dy të fundit u gjetën dy ditë më pas.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.09.2023, për largimin e 3 fëmijëve nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), 2 nga të cilët u gjetën një ditë më pas, ju informojmë se u gjet 13-vjeçari tjetër dhe iu dorëzua qendrës sociale, në gjendje të mirë shëndetësore”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.