Gazeta Si – Në një banesë të pabanuar në fshatin Çekrezë në Gramsh janë gjetur në disa arka të vjetra disa granata dhe një sasi municioni luftarak.
Policia njoftoi se ato janë gjetur në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar, pasi pronari nuk jeton më.
“Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak”, njoftoi policia.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur një perimetër sigurie, ku vijon puna për hetimin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




