Ka ndodhur

Gjenden 190 ora dore të vjedhura, arrestohen 3 persona në Durrës

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për vjedhjen e tre orave në një banesë.

Në pranga kanë rënë, A.R., 31 vjeç dhe M.V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Policia arrestoi edhe një 30-vjecar, K.N., i akuzuar për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i tij u bë sepse ka përvetësuar njërën nga orat që dyshohet se Rama dhe Veizi e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K.N., policia gjeti dhe sekuestroi 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë