Ka ndodhur

Gjen mbyllur derën e hotelit, ngjitet në murin rrethues dhe rrëzohet nga lartësia

Një turist shqiptar me banim në Belgjikë ka rrezikuar jetën teksa ka tentuar të ngjitet në dhomën e hotelit ku qëndronte përmes murit rrethues të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, rreth orës 01:30 të kësaj të diele, ku shtetasi V.K., 49 vjeç, pasi ka gjetur portën e jashtme  të hotelit  ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm i tij dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht.

Policia thotë se 49-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë në Tiranë, një  i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por me banim në Zvicër, gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga ballkoni i Hotel Rognerit ku po qëndronte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë