Politike

Gjekmarkaj: Vendimi i Bashës, i vetmi shteg për PD. Betejat e Berishës për statut s’janë të kalibrit të tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së të hënën se vendimi i Bashës për Berishën ishte shtegu i vetëm që partia mund të kalonte.

“Nuk shtrohet çështja ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur mbi faktin se Berisha e ka cilësuar anti-statutor vendimin, Gjekmarkaj u përgjigj:

“E kam thënë që Sali Berisha është personalitet i madh politik, padyshim. Beteja për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë