Politike

Gjekmarkaj: Mund të bëni edhe rezoluta për arinjtë polarë, s’ju pengon njeri, i keni votat

Agron Gjekmarkaj ironizoi nismën e PS për të luftuar korrupsionin, duke thënë se është jo vetëm paradoksale por edhe cinike sesi të korruptuarit kërkojnë që të jenë më të ndershëm. Ai e cilësoi të padobishëm votën e opozitës sa kohë PS-ja i ka votat për të votuar rezoluta të tilla.

“Nëse në vjeshtën e vitit 2013 do të kisha qenë në këtë sallë, në cilësinë e deputetit, ndoshta nuk do të kisha patur paragjykime të mëdha si një rezolutë si kjo e sotmja. Besoj që të besosh është virtyt. Ju mund ta quani dhe rezoluta e mirëqenies, e mirësisë, kush iu ndalon. Mund të bëni dhe një rezolutë për klimën globale, arinjtë polarë, pinguinët, për vlerat ushqimorë të zogjve, i keni votat, bëjini. Ju po qeverisni, kush ju ka penguar të mirë qeverisni, rezoluta. Kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga grabitja në grabitje, nga hajdutëria në hajdutëri,  ky tekst dy faqesh.

Për ne që kemi jetuar në këtë vend për 11 vitesh, kjo rezolutë është paradoksi më sfidues, më cinik dhe më provokues, ku keq qeverisësit falsin për mirëqeverisje, kur të korruptuarit na ftojmë të bëhemi më të ndershëm, kur të padrejtët na thonë se jeta jona ka kuptim vetëm për drejtësi.

Natyrisht, duhet durim. Pasardhësit e atyre që të çonin në kamp përqendrimi të japin leksione evropiane me rezoluta të di integruara te realiteti”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë