Gazeta Si – Pavarësisht se nuk është në listën e deputeëve të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar si komik vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, duke shtuar se vendimet e tij janë nul.
“Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesa duket paska dashur me qenë një klloun, shërbyes i qeverisë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet t’i përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situatë komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë. Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesa duket paska dashur me qenë një kloun, shërbyes i qeverisë.
Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thotë që ky vendim është marrë para një vit e gjysmë, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë. Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz.
Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë. Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë.
Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda.
Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur. Te opozita ai përceptohet si një aleat i qeverisë më shumë se, një faktor opozitar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.