Treg

Gjatë vitit 2021 u pastruan të paktën 9 mld dollarë me kriptomonedha

Gazeta Si -Kriminelët kibernetikë, kanë një qëlim të përbashkët: të zhvendosin paratë e tyre në një platformë që autoritetet të mos i kontrollojë dhe gradualisht t'i konvertojnë në para cash. Kjo është arsyeja se pse kriptomonedhat kanë hyrë nën kthetrat e pastrimit të parave. Nëse nuk ka mënyrë se si të tërhiqen paratë nuk as fonde për të kryer një krim.

Pastrimi i parave në fushën e kriptomonedhave është veprimtari e përqendruar. Miliardë dollarë që hynë nga transaksionet në të gjithë botën, përfundojnë në të njëjtën adresë që ofron pastrimin e parve si shërbim.

Përforcimi i ligjit, mund të godasë krimin e bazuar në kriptomonedha dhe "paralizon" kriminelët për të aksesuar paratë që kanë futur në kripto.

Pamë një shembull të tillë vitin e shkuar, kur Dhoma e Thesarit dhe Zyra e Aseteve të Jashtme në SHBA sanksionoi dy subjekte që pastronin para, Suex dhe Chatex, duke pranuar fonde nga hakera, mashtrues dhe kiriminelë. Por, pastrimi i parave mbetet gjallë.

Në vitin 2021, kriminelët kibernetikë pastruan 8.6 mld dollarë në vlerë të kriptomonedhave. Një rritje me 30% nga viti 2020. Këto llogaritje janë bërë vetëm nga platformat e logjme të kriptomonedhave dhe jo ato që mund të jenë bërë në darknet.

Është vështirë të matet se sa para cash janë marrë nga pastrimi në kriptomonedha sepse janë dhe paratë e ardhura nga trafiku i drogës. Por ne e dimë që kjo po ndodh.

Që nga viti 2017, me kriptomonedha janë pastruar mbi 33 mld dollarë, pjesa më e madhe në pika këmbimi legjitime. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën llogarit se brenda një viti, pastrohen 800 mld deri në 2.000 mld dollarë, sa 5% e PBB-së globale. Ose sa 0.05% e të gjithë vlerës së kriptove në treg.

Këto shifra tregojnë se pastrimi i parave mund të ndodhë në të gjitha platformat ekonomike virtuale.

Ndryshimi midis pastrimit të parave të thata dhe atyre digjitale është se blockchain-et e kriptove janë më të gjurmueshme. Veprimet në të lënë gjurmë, por cilin shërbim përdorin ata?

Në 2018-n ishte hera e parë që pikat valutore nuk u përdorën më për transaksion parash të pista, vetëm 47% e tyre. Ku i dërguan ata?

Vlera e dërguar nga platforma DeFi u rrit me 1.964% në 2021, një platformë e decentralizuar, pa kontroll.

Në vitin 2021, 54% e parave në kripto u depozituan në vetëm 583 llogari, por në 2020-n përqëndrimi ishte më i madh, ato u shpërndanë në vetëm 270 adresa.  Kjo nuk do të thotë që kriminaliteti është ulur, thjesht i kanë shpërndarë në më shumë llogari.

Pjesën më të madhe të këtyre llogarive e mbajnë kriptomonedhat as të famshme dhe as me vlerë të madhe, altcoins, ndjekur Ethereum dhe Bitcoin i fundit.

Një grup kriminal në Manchester që tregtonte drogë dorë më dorë, kishte caktuar dikë që mblidhte paratë në fund të secilës ditë dhe ato kalohenin në rrjetin digjital të monedhave, në Bitcoin.

Burimi:ChainAnalysis/Përshtati:Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë