Gjatë shkurtit 2021, sipas INSTAT në Shqipëri hynë 360.524 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, rreth 100 mijë më pak se gjatë muajit janar. Numër i rënë me 41.5% nga shkurti i 2020-ës. Nga këta vizitorë 158.173 janë të huaj, 30.9% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vendet që vazhduan të sillnin vizitorë në Shqipëri, janë Zvicra me rritje 24.5 % dhe Kosova me rritje 9.8%. Uljen më të madhe e patën Greqia me -87.3% dhe Anglia me -74.7%.
Shqiptarët që dolën nga Shqipëria gjatë shkurtit 2021 janë 228.953, 41.8% më pak se shkurtin e kaluar. Ulje me rreth 200 mijë në krahasim me janarin e të njëjtit vit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje