Nga Gazeta ‘SI’ – Në shkurt 2025, Shqipërinë e vizituan më shumë se 118 mijë turistë me rritje vjetore 30%, nga të cilët rreth 73 mijë ishin të huaj (+26%). Vizitorët vendas u shtuan me 32.2%.
Sipas INSTAT, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16.5%, duke shënuar një rënie të lehtë nga 16.7% në shkurt 2024.
Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 22% të vizitorëve, duke shënuar një rritje edhe krahasuar me muajin e kaluar. Pas Italisë, renditen Kosova me 16%, Gjermania me 7%, si dhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 4% dhe 6% të turistëve në këtë periudhë.

Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet në afërsi të tyre, të cilat kanë shënuar një rritje prej 29%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve, me 73.634 vizitorë gjatë muajit shkurt. Pas tij renditet rajoni jugor me 23.755 vizitorë, ndërsa rajoni verior ka arritur në 21.098 vizitorë gjatë këtij muaji.
Netëqëndrimet u rritën me 34.2% duke arritur në rreth 225 mijë të tilla për muajin shkurt. Shumica prej tyre, vendas dhe të huaj kanë preferuar qëndrimin në hotele apo të ngjashme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.