Gjatë muajit shkurt të vitit 2021 ngarkesat dhe shkarkesat e mallrave në port rezultuan në shifrën e 343.9 mijë ton duke rënë me 4.4% nga shkurti i vitit 2020 dhe në 709.6 mijë ton në total përgjatë 2 mujorit të parë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të Instat, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 2.725 mijë ton-kilometër vetëm gjatë shkurtit, me rënie 7.7% nga shkurti i kaluar.
Mallrat e transportuar në rrugë ajrore gjatë shkurtit të 2021-shit vlerësohen 123.9 ton, duke u ulur me 30.7 %, në krahasim me Shkurt 2020.
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, udhëtuan në linjë detare 26.016 pasagjerë, 34.4% më pak se shkurtin e kaluar.
Transporti ajror në vendin tonë zë pothuajse 75% të transportit total dhe vetëm gjatë shkurtit 2021 kanë udhëtuar në linjë ajrore 71.347 pasagjerë, 63.2% më pak se vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.
Importi dhe eksporti i mallrave për shkurtin 2021 arritën në vlerën e 77 miliardë lekëve. Nga mallrat eksportuar, 58.4% u transportuan me det, 34.1% me rrugë toksor dhe 0.4% në ajër.

Mallrat e importuar gjatë shkurtit, u transportuan me det 46.6%, me rrugë toksore 48.9% dhe me linjë ajrore 2.8%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




