Ekonomi

Gjatë prillit, një turist qëndroi mesatarisht 2 netë në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 213 mijë turistë u regjistruan në Shqipëri gjatë muajit prill, me rritje vjetore rreth 15%. Rritja më e fortë ishte e të huajve, 15.3% ndërsa vendasit me 13%.

Në total, për të njëjtin muaj raportohen 480 mijë netë qëndrime, 21% më shumë se prillin e shkuar. Netë qëndrimet për jo-rezidentë u rritën me 23%, ndërsa ato nga rezidentët me 17.2%. Me një llogaritje tv thjeshtë, një turist ka qëndruar mesatarisht dy netë.

Në Prill 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia 16%, Kosova 14%, dhe Gjermania 8%. Polonia dhe Mbretëria e bashkuar kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6% të vizitorëve, ndërsa 49% e tyre ishin nga vende të tjera.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare, 8.5% dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme 15.5%.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22.4 %, krahasuar me 22.1 % në Prill 2024


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë