Treg

Gjatë marsit u ul sasia e mallrave të transportuara, por u rrit ai i pasagjerëve

Gjatë marsit 2022, mallrat e transportuara nga Shqipëria apo drejt saj u ulën me 4% nga marsi 2021, në 355.9 mijë ton në total.

Edhe në të gjithë tremujorin e parë 2022,  sasia e mallrave të transportuara po ashtu ra, me 7.4%, nga tremujori i parë 2021.

Në vetvete, mallrat e eksportuara dhe të importuara kanë pësuar rritje gjatë marsit, pas disa uljeve në fund të 2021-shit. Rënia mund të lidhet me faktin se marsin e vitit të shkuar, ato u rritën me rreth 95%, duke krijuar raportin e zhdrejtë me marsin e vitit momental.  

Rruga detare vazhdon të jetë alternativa më e përdorur për transportin e tyre.

Ndërkohë, sipas Instat, transporti i pasagjerëve ka pësuar gjithashtu rritje. Fluturimet janë dyfishuar nga marsi i vitit të shkuar. Gjithsesi, lëvizjet nga deti kanë mbetur më të preferuarat, me 48% rritje. Kjo është konfirmuar edhe nga Eurocontrol, që e përcaktoi Shqipërinë ndër pak shtetet që fluturimet nuk kanë ndaluar.  

Rritje ka pësuar dhe transporti hekurudhor i pasagjerëve, ku nga 490 gjatë marsit 2021, këtë vit kanë udhëtuar 2.442.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 327.4 mld lekë ku 51.4 % e tyre u transportua me det.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë