Nga Gazeta ‘SI’ – Familjet shqiptare raportojnë përmirësim të aftësisë së tyre paguese, përgjatë 2025-s.
Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë, numri i familjeve huamarrëse është ulur me 7 pikë përqindje, në 17%. Rreth 59% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese “nuk ka ndryshuar” gjatë gjysmës së parë të vitit 2025 dhe gjithashtu 75% nuk presin që të ndryshojë në gjysmën e dytë.

Rreth 83% e familjeve deklarojnë se pagesa e huasë zë “më pak se 30% të të ardhurave mujore dhe ky tregues ka rënë me 9 p.p.
Në të njëjtën kohë, pesha e familjeve për të cilat “pagesa e huasë” tejkalon 30% të “të ardhurave” ka shënuar rënie dhe kjo ecuri sugjeron për një zbutje të ngarkesës së huasë së familjeve gjatë periudhës.
Familjet presin ftohje të kërkesës së tyre për kredi në gjashtë muajt e ardhshëm. Rreth 64 % e atyre që janë përgjigjur kanë deklaruar se nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm. Pesha e atyre që deklarojnë se e konsiderojnë në shkallë të ndryshme sigurie mundësinë për të marrë/rimarrë një hua të re, ra me 4 pikë përqindjeje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



