Nga Gazeta ‘SI’ – Rënia vjetore e eksporteve në Shqipëria raportohet rreth 10% në fund të 2023-shit, në vlerën e 440 mld lekëve. Importet kanë rënë po ashtu me 8.2%, në vlerë e 837 mld lekëve.
Vetëm në muajin dhjetor 2023, eksportet ranë me 6.6%, duke arritur 38 mld lekë. për të njëjtin muaj importet ranë me 23%, në 73 mld lekë.
Në uljen e eksporteve sipas Instat ka ndikuar ulja me 10 pikë përqindje në minerale, lëndë djegëse dhe energji, ndjekur nga tekstilet e këpucët me -4 p.p.
Rënia e euros vlerësohet të jetë faktori kryesor që ka dëmtuar eksportuesit, me një zhvlerësim 20% brenda një viti.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Dhjetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve janë: Italia 11.3%, Spanja 28.7% Gjermani 6.8% etj. Ndërsa vendet me të cilët eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: SHBA 611%, Kosova 2%, Greqi 4% etj.
Në muajin Dhjetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (14,1 %), Kina (14,9 %), Turqia (24,5) %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2022 janë: Gjermania (5,6 %), SHBA (69,5 %), Mbretëria e Bashkuar (44,5 %), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 52,7 %, të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 59,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 49,1 % të importeve gjithsej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




