Nga Gazeta ‘SI’ – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, TIA ka raportuar se në vitin 2023 kanë udhëtuar 7.3 mln pasagjerë, nga dhe drejt Rinasit. Nga 2022-shi raportohet me 40%.
Sipas TIA, kapacitetet në aeroport u shtuan po aq, duke arritur në 4.2 mln vende nga 3 mln një vit më parë.
Kompania low cost Wizz Air dominon tregun me 59%, duke përpunuar një numër prej 4.3 mln pasagjerësh në 2023.
TIA tregon se Italia vijon të kryesojë listën e vendeve, me mbi 3.1 mln pasagjerë, 44%, ndjekur nga Gjermania rreth 1 mln, 13% dhe Mbretëria e Bashkuar me rreth 500 mijë pasagjerë, 8%.
Për të gjithë vitin, në Shqipëri raportohet të kenë hyrë 10 mln turistë, kryesisht nga rruga ajrore dhe ajo detare. Shifrat e këtij viti lidhen direkt me reklamën botërore që iu bë Shqipërisë si një destinacion me të gjitha të mirat për vetëm pak para. Qeveria ka raportuar se gjatë 2023-shit, nga turizmi, Shqipëria ka arkëtuar 3.2 mld euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




