Kombetarja

Gjasula nuk bën dot pa një të verdhë, lojtari më i ndëshkuar i eliminatoreve

Klaus Gjasula është një nga titullarët më të rëndësishëm të Kombëtares, një lojtar shumë i fortë në mesfushë dhe sidomos në lojën në ajër. Me Andorrën do të mungojë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, me të cilët duket se është i abonuar. Majdje, ka vendosur edhe një rekord në këto eliminatore.

Gjasula është ndëshkuar 6 herë me kartonë të verdhë, më shumë se të gjithë në këto eliminatore. Ai ka marrë karton në të gjitha ndeshjet që ka luajtur në këto kualifikuese të Botërorit të Katarit, ku ka munguar 3 herë për arsye skualifikimi dhe dëmtimi, apo Covid-i. Ndryshe është puna në renditjen e lojtarëve që kanë shkaktuar më shumë faulle, ku ai mban vendin e 23-të, me 14 faulle.

Gjasula ndeshkohet me te verdhe ne Gjermani. Gazeta Si, 14 nentor 2021

Ndëshkimi me shumë kartonë vjen edhe për shkak të pozicionit të Gjasulës, i cili ka më shumë përplasje me kundërshtarin, ndërkohë që në disa raste detyrohet të bëjë edhe faulle taktike, duke ndalur sulme të rrezikshme të kundërshtarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë