Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një burg të Avlonës, në Greqi ku ishin të përfshirë edhe disa shqiptarë.
Sipas informacioneve nga mediat greke, në incidente janë përfshirë të burgosur nga Shqipëria dhe Algjeria, si dhe nga komuniteti rom.
Sipas informacioneve të para janë gjashtë të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin “Evangelismos”.
Për shkak të situatës së rënduar, forca të shumta policore janë nisur drejt burgjeve për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.
Për momentin situata duket se po kontrollohet nga punonjësit e burgut dhe roja e jashtme e burgut.
Ndërkohë ende nuk ka të tjera detaje për gjendjen e të plagosurve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




