Mbremja e ndërrimit të viteve buk ka kaluar pa incidente në Kosovë. Nga hedhja e fishekzjarrëve, janë lënduar 6 persona të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën
Gjithashtu është plagosur një tjetër person nga një plumb qorr.
“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks si kemi pasur viteve të më parshme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr.
Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, ka deklaruar Agron Çitaku kreu i Urgjencës Kombëtare të Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




