Euro 2020

Gjashtë orë operacion për lojtarin e Belgjikës, karriera në rrezik serioz

Lajme të këqija për Castagne, futbollistin e Belgjikës që u dëmtua në ndeshjen ndaj Rusisë. Ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Anversë, që zgjati gjashtë orë. Përreth syrit të djathtë të lojtarit janë vendosur disa pllaka të vogla metalike.

Nëse goditja e fortë do të ishte pak centimetra më lart në kokë, Castagne do të kishte pësuar dëmtime neurologjike që do t’ia kishin mbyllur karrirrën. Koha e rikueprimit për momentin parashikohet të jetë dy muaj. Në 2015-ën Castagne, atëherë lojtar i Genkut, kishte pësuar një dëmtim të ngjashëm në një ndeshje ndaj Bajernit, që e mbajti larg fushave për 4 muaj.

Momenti i përplasjes mes Castagne dhe Kuziaev. Gazeta Si, 17 qershor 2021

Për këtë arsye kishte probleme shikimi dhe vuante nga migrena. Në një ndeshje ai shihte njolla të bardha dhe më pas ishte operuar për rregulluar këtë fedekt. Edhe në fëmijëri ka pasur probleme me sytë dhe ka kryer një ndërhyrje. Goditja e marrë në Shën Pietërburg nga Kuzyaev ka komplikuar një problem të vjetër të lojtarit dhe në Belgjikë ka nga ata që mendojnë se karriera e tij është në rrezik shumë serioz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë