Ne rrjet

Giorgia Meloni shpallet ‘burri i vitit’. Gazeta e djathtë shkakton trazira midis italianëve

Gazeta italiane “Libero” ka kurorëzuar Giorgia Melonin si “burrin e vitit”. Faqja Gay.it kritikon zgjedhjen e gazetës.

Kopertina e gazetës Libero pak ditë më parë kishte titullin: “Burri i vitit” dhe poshtë ishte fotografia e Giorgia Melonit. Ironia është e qartë: ju të majtët nuk keni arritur kurrë të bëni një grua kryeministre. “Vetëm e djathta, e cila në imagjinatën kolektive të përshkruar nga kultura progresive është mizogjene, ka pasur sukses. Dhe kështu ne në të djathtë, ne kurorëzojmë Giorgia Meloni njeriun e vitit” shkruante media italiane.

Sigurisht publikimi pati reagime dhe kritika të shumta, kryesisht nga komuniteti LGBT.

Në faqen e internetit Gay.it shkruhej: “Gazeta – nën drejtimin e Mario Sechi, ish-zëdhënës i kryeministrit – ka zgjedhur, siç pritej, të përfaqësojë “Presidentin” si një tjetër simbol të pushtetit mashkullor. Pas super budallallëkut që përmban editoriali për të justifikuar edhe një herë maskilizmin më vulgare të kalitur me një dozë të mirë binarizmi dhe standardesh të dyfishta, qëndron një kërcënim shumë më i thellë: për të djathtën konservatore, pushteti, edhe kur është në duart e një gruaje, duhet të ushtrohet me dorë mashkullore”.

Edhe ekspertë të komunikimit reaguan ashpër ndaj kopertinës, duke thënë se Meloni është një kryeministre për shkak të “feminizmit” dhe se ka thyer modelet e lashta të shoqërisë.

“Libero” pas reagimeve shkroi se edhe revista “GQ” shpalli Kim Kardashian “Burri i vitit” por amerikanët nuk reaguan njësoj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë