Kosova

‘Gëzuar komandant’ / E kërkon Interpoli, Radoiçiç shfaqet duke festuar ditëlindjen në resortin serb pranë Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’-Terroristi serb në listën e INTERPOL, Milan Radoiçiç është parë duke festuar ditëlindjen me fishekzjarre në një resort turistik në Kopaonik, pranë kufirit me Kosovën.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga politikani serb Nemanja Sarovic, Radoiçiç, organizatori i sulmit terrorist në fshatin Banjskë shfaqet duke festuar me fishekzjarre ndërsa në një baner të madh lexohet “Gëzuar Ditëlindjen Komandant”.

Videoja besohet se është filmuar dje(21 shkurt).

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiç, i cili akuzohet se udhëhoqi grupin e armatosur serb që u përlesh me policinë kosovare më 24 shtator, duke shkaktuar tensione ekstreme në kufirin mes dy shteteve.

Nënkryetar i Listës Serbe njihet ndryshe dhe si mik i Aleksandër Vuçiçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë