Analize

“Gëzohem që u njohëm zoti President!”

“Gëzohem që u njohëm zoti President", këto ishin fjalët e Kim Jong-un gjatë takimit historik me Donald Trump. Ai dukej në siklet për faktin se ishte më i shkurtër se lideri amerikan, por kjo nuk e pengoi t’i jepte një shtrëngim të fortë duarsh dhe të ecte me vetëbesim nëpër kopshtet e hotelit të Singaporit, ku u zhvillua samiti. Duke folur për mediat, Kim deklaroi madje se ky takim ishte një ogur i mirë për paqen.

Presidenti Donald Trump, nga ana tjetër, zhvilloi ditën e sotme samitin më të rëndësishëm të presidencës së tij. Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë takimi mes tij dhe Kim kishte shkuar "më mirë se sa e kishte pritur”. Majde dy liderat nënshkruan një dokument zyrtar për denuklearizimim e gadishullit korean.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1006446738016755712

Duke pasur parasysh fyerjet publike ndaj njëri-tjetrit, gjatë vitit të kaluar, është e jashtëzakonshme që Presidenti Trump dhe Kim Jong-un arritën të takoheshin. Të dy liderët kanë personalitete të forta, ego të madhe dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë në qendër të vëmendjes. Ata dukej se kishim “mobiluzuar” edhe këshilltarët që i rrethonin, Kim kishte riorganizuar grupin e tij ushtarak, ndërsa Trump kishte udhëzuar këshilltarin e tij të sigurisë, John Bolton, të qëndronte në heshtje.

Problemi është se secili prej tyre ka pritshmëri shumë të ndryshme në lidhje me rezultatin e takimit. Ndonëse Trump kishte deklaruar ditët e fundit, se jo çdo gjë mund të arrihet në një takim, ai e ka bërë të qartë së SHBA-ja dëshiron të shohë “denuklazirimin e menjëhershëm dhe të pakthyeshëm të Koresë së Veriut.” Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka konfirmuar se Kim e siguroi personalisht se ishte i angazhuar për çarmatosjen bërthamore, po vetëm para pak muajsh, diktatori deklaroi se Koreja e Veriut ka "arritur në fund të posedojë një armë të fuqishme dhe të besueshme, të cilën asgjë dhe askush nuk mund ta shkatërrojë".

Pikëpamjet e Koresë së Veriut mbi denuklarizimin mbeten shumë të ndryshme nga ato të SHBA-së. Për Phenianin, takimi me Trump ishte më shumë një samit midis dy fuqive bërthamore, i cili do të garantojë se Koreja e Veriut nuk do të “preket”. Për Kim ky samit do të mundësojë ndihma masive ekonomike për vendin e tij të varfër dhe është hapi i parë për çarmatosjen eventuale të Gadishullit Korean.

Lojtarët e tjerë

Përveç SHBA-së dhe Republikës Popullorë të Koresë së Verit, dy lojtarë kryesorë të përfshirë po ashtu në samit, janë Koreja e Jugut dhe Kina. Presidenti Moon ka takuar tashmë dy herë Kim dhe ka hartuar një proces të gjatë që do të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Moon ka qenë udhëhheqësi kryesor i negociatave të paqes, edhe pse korenojugorët kanë pikëpamje të ndryshme mbi ribashkimin e mundshëm me vëllezërit e tyre veriorë.

Kina ka deri më tani është fuqia që ka ndikimin më të madh në Korenë e Veriut. Presidenti Xi ka thirrur dy herë Kim Jong-un për bisedime dy-palëshe, për t’u siguruar që interesat e Kinës nuk do të neglizhohen. Pekini nuk dëshiron një fqinj bërthamor, por nuk dëshiron as ndryshimin e regjimit, i cili do të vijë së bashku me trazira, dhe as të shohë trupat amerikane në kufirin e saj. Kim ka kritikuar Kinën për mbështetjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, por ai e ka më se të qartë se Pekini është litari i vetëm ekonomik. Një embargo e plotë e naftës nga qeveria kineze do ta gjunjëzonte Korën e Veriut brenda javës.

Kim Jong-un dhe Presidenti kinez

Japonia është vendi me shqetësimet më të mëdha në rajon, pasi duhet të sigurohet se nuk do të jetë e ekspozuar ndaj raketave me rreze të mesme të Koresë së Veriut. Pothuajse të gjitha raketat e lëshuara nga Kim gjatë vitit të kaluar kanë rënë në detin japonez. Kryeministri Shinzo Abe shpreson gjithashtu që Pheniani të tregojë për fatin e shumë qytetarëve japonezë të rrëmbyer nga regjimi.

Rusia nga ana tjetër, i ka kujtuar Koresë së Veriut se është gjithashtu një lojtare e rëndësishme në lojë, duke dërguar Ministri i Jashtëm Lavrov për të takuar Kim. Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka pranuar një ftesë zyrtare për të takuar Putinin në Moskë.

“Të hedhim pas të kaluarën”

Edhe pse samiti u kondiderua si një sukses nga të dyja palët, SHBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë patur negociata periodike përgjatë gjithë dekadave të kaluara. Të dyja vendet kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, por ato nuk u mbajtën kurrë, sepse si Uashingtoni ashtu dhe Pheniani akuzuan njëra- tjetrën për shkeljen e tyre.

John Bolton, këshilltari i Trump që negocioi me Veriun edhe gjatë administratës së George Ë Bush, është skeptiku më i madh i këtij samiti. Ai argumenton se diplomacia nuk do të funksionojë dhe se SHBA-ja duhet të jetë e përgatitur për të përdorur forcën ushtarake. Bolton dhe ekspertët e tjerë frikësohen se në nxitimin e tij për t'i shitur publikut amerikan një marrëveshje më Korënë e Veriut, Trump mund të bjerë në kurth. Sipas tyre, denuklerarimizimi i plotë i Korësë së Veriut do të vijë në fund të një proces gjatë të cilit Trump do të nënshkruajë një traktat paqeje me Korenë e Veriut, ndërkohë që kjo e fundit do të merrte ndihma të konsiderueshme ekonomike dhe financiare.

Çfarë dëshiron Kim?

Kim është 34 vjeç dhe dëshiron të qëndrojë në pushtet edhe për disa dekada të tjera. Ai ka treguar tashmë se mund të jetë një negociator i pamëshirshëm, pasi vrau gjysmë-vëllain e tij. Ai ka kuptuar se reformat ekonomike janë e vetmja mënyrë për të siguruar standarde më të larta jetese për njerëzit e tij të varfër dhe ndoshta mënyra e vetme për të rritur legjitimitetin e tij. Por ai gjithashtu e di se kjo është një rrugë e rrezikshme, sepse hapja e dyerve të Koresë së Veriut do të sigurojë qasje në informacion dhe do të zbulonte gënjeshtrat e regjimit, duke çuar kështu në protesta masive

Kjo është arsyeja pse Pheniani nuk ka kryer asnjë reformë themelore, pavarësisht nxitjes së vazhdueshme nga Kina. Përveç kësaj, Kim e ka të qartë se nuk duhet të lejojë kurrë transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Ai planifikon të largohet vetëm kur të ndërrojë jetë.

Burimet: "BBC", "Fox News", "The Atlantic"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë