Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, është takuar sot në Athinë, ku po zhvillon një vizitë pune, me ministrin e Punëve të Jashtme greke, Nikos Dendias.
Biseda ka qenë e fokusuar te rritja e bashkëpunimit mes Greqisë dhe Kosovës, ndërsa ministrja Gërvalla është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët tanë, do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Europë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, – theksoi Gërvalla në fjalën e saj. Ajo e vlerësoi Greqinë si një vend të rëndësishëm të Europës Juglindore dhe kontribuues për stabilitetin e rajonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.