Kosova

Gërvalla: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në KE

Gazeta Si – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se janë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Në seancën e sotme në Kuvend ajo theksoi se Kosova ka një vend të respektuar në arenën ndërkombëtare: “Në maj të vitit të kaluar, më pak se një vit më parë, kemi dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës. Gjatë këtij viti janë bërë hapa të rëndësishëm drejt këtij anëtarësimi”.

Donika Gervalla. Gazeta Si, 6 prill 2023

Pas këtyre fjalëve të kryediplomates kosovare reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e quajti Gërvallën të paditur. Ajo shtoi se ministrja po shpërfillet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

“Jeni jashtëzakonisht e paditur dhe nuk merr erë në këtë punë. Përpos përçarjes brenda ministrisë nuk ke bërë asgjë, bash asgjë. Kosova, që nga ardhja juaj në pushtet, shërbim të jashtëm nuk ka, njohje të reja as në shprehje nuk vijnë. Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare është vetëm në formë dëshirore”, – u shpreh Musliu-Shoshi.

Ministrja Gërvalla i konsideroi shpifje këto deklarata: “Nuk po keni për çka me u kap, prandaj shpikni situata të tilla, që janë tërësisht qesharake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë