Nga Gazeta ‘Si’-Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një deklarim për media tha se drafti i Asociacionit i pranuar nga BE-SHBA nuk është shumë i mirë dhe ka mjaft sfida.
Ndonëse thotë se është një bazë e mirë për të punuar më të, ajo shtoi se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë një draft i cili do të dëmtojë shtetin e Kosovës.
“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar por është kërkesë e atyre që lehtësojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Drafti është jo shumë i mirë dhe ka mjaft sfida”, deklaroi ajo.
E pyetur për komentet që Qeveria e Kosovës i ka dërguar Bashkimit Europian sa i përket këtij drafti dhe se a do të negociohet me BE për të, ajo tha se nuk mund të flasë sepse shkel marrëveshjen që kanë bërë me aleatët.
“Unë atë nuk mund të ju them dhe nuk kam dëshirë të jua them sepse përndryshe do të shkelja marrëveshjet. Pas aktit të agresionit asgjë më nuk është si në të kaluarën. Ne jemi konstruktiv në qasjen tonë ndaj partnerëve tanë”, deklaroi Gërvalla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




