Parku i Amantias është një nga sitet arkeologjike më interesante, që ende ka shumë për të zbuluar.
Punimet që po kryhen në Amantia e më saktësisht në objektin e njohur me toponimin si “Varri i çifutit”.
Gërmimet pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e këtij vendbanimi.
Drejtori i DRTK Vlorë, Orgest Feimi, është shprehur i sigurt se gërmimet në Amantia do të sjellin një atraksion të ri turistiko- kulturor brenda territorit Amantin.
“I trashëguar ndër breza nga gojëdhënat, me toponimin “Varri i Çifutit”, kurioziteti legjitimon zbulimin e plotë të kësaj strukture, e cila unifikon rëndësinë dhe historinë e asaj çfarë trashëguam nga të parët tanë”, shkruan drejtori i DRTK Vlorë.
Rrënojat e qytetit antik të Amantias janë monument kulture, në qarkun e Vlorës. Amantia u themelua në fund të shekullit V para erës sonë. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure.
Në shekullin e III-të para erës sonë, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.