Gazeta Si – George Russell ka fituar ‘pole position’ e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku nesër do të zhvillohet gara e 13-të e Botërorit. Piloti britanik ka arritur ‘pole position’ e parë në karrierë. Pas tij dy makinat Ferrari, me Carlos Sainz që niset nga rreshti i parë.

Finale surprizë e kualifikueseve të garës së Hungarisë. Një super George Russell rrëmbeu skenën në Hungaroring me vendin e parë në rreshtimin e nisjes. Anglezi la pas për çështje të mijëtash dy makinat Ferrari.
QUALIFYING CLASSIFICATION
— Formula 1 (@F1) July 30, 2022
Take a bow, @GeorgeRussell63 👏👏👏#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/SUmvvRw99c
Sainz duhet të “kënaqet” me vendin e dytë. Ai ëndërronte që për herë të dytë radhazi të nisej para të gjithëve, por u “dogj” për 44 të mijëtat. Nuk i kishte bërë llogaritë me ‘shigjetën e argjendtë’ të paparashikueshme të Russell, i cili diti të shfrytëzonte çdo milimetër të pistës për të regjistruar kohën 1:17.377.
Mirë edhe Charles Leclerc, në rresht të dytë me vendin e tretë. Një buzëqeshje e fshehur për të edhe pas dështimit të dy makinave Red Bull. Më shumë i intereson një problem teknik i makinës së Max Verstappen, i cili do të niset nga vendi i 10-të.
By George! 💪#HungarianGP #F1 (sound on) pic.twitter.com/RXlWOXSm1q
— Formula 1 (@F1) July 30, 2022
Rreshti i tretë është rezervuar për dy makinat Alpine të Ocon dhe Alonso, më pas vijnë Hamilton dhe Bottas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




