Treg

Gazsjellësi TAP nis të shesë

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka filluar operacionet tregtare, është shprehur konsorciumi që zbaton projektin e transmetimit të gazit.

Tubacioni i gazit 878 kilometra filloi operacionet katër vjet e gjysmë pasi filloi ndërtimi i tij.

“Si një operator i ri i sistemit të transmetimit, i zhvilluar dhe i ndërtuar në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të industrisë, TAP mundëson diversifikim të dyfishtë: një rrugë e re, e besueshme dhe e qëndrueshme e energjisë dhe burim i gazit që arrin në miliona përdorues të Europës, për dekadat që vijnë”, tha drejtori menaxhues i TAP, Luca Schieppati.

Duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin e Greqisë me Turqinë, TAP shtrihet në të gjithë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë brigjet e Italisë. TAP, i cili do të transportojë 10 miliardë metra kub furnizime të reja të gazit natyror në vit nga Azerbajxhani në tregjet në Europë, është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili gjithashtu përfshin Gazsjellësin e Kaukazit të Jugut (SCP) që kalon Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë dhe TANAP.

Aksionarët e TAP janë BP, kompania shtetërore e Azerbajxhanit Socar dhe Italia Snam me 20% secili, Belgjika Fluxys me 19%, Spanja Enagas me 16% dhe zvicerane Axpo me 5%. /Seenews/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë