Ngjarje

Gazi lotsjellës te xhamia e Namazgjasë, KMSH: Dënojmë incidentin! U lënduan besimtarët

Nga Gazeta ‘Si’- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar publikisht pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike ku u hodhën molotovë e gaz lotsjellës pranë ambienteve të xhamisë së Namazgjasë.

Në reagim Komuniteti Mysliman bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje ndërsa thekson se lëndimi i besimtarëve që ndodheshin në xhami për tu falur, është e pajustifikueshme.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak”, thuhet në reagim.

Disa prej besimtarëve ndërprenë dhe lutjen për shkak të kaosit të shkaktuar në xhami. Molotovë u hodhën fare pranë xhamisë, pasuar më pas nga gazi lotjsellës me qëllim shpërndarjen e protestuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë