Bashkimi Europian po nënshkruan një marrëveshje të re gazi me Azerbajxhanin, ndërkohë që zyrtarët po vuajnë për të gjetur partnerë të rinj për importet e gazit, nën frikën se Rusia do të shkëpusë furnizimet.
Zyrtarët europianë, po përgatiten për një bllokim total i tubacioneve të gazit rus, i cili ka qenë për shumë vite me radhë burimi më i rëndësishëm për Europën dhe tani mesa duket, kjo do të ndryshojë.
Rusia e ka mohuar përdorimin e gazit si “armë” kundër Perëndimit, por furnizimet kanë ardhur në rënie me më shumë se 60% në javët e shkuara. Për më tepër, mbyllja disa ditore e NordStream 1 , me justifikimin se i duhet një riparim, ka rritur shqetësimet se Moska do të bllokojë furnizimet njëkohësisht për të gjithë bllokun.
“Mund të ketë një rritje domethënëse të volumit në vitet në vijim”, -tha një zyrtar i BE-së, anonimisht, për marrëveshjen e re me Azerbajxhanin.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe drejtuesi i sektorit energjitik për Europës, Kadri Simson, po vizitojnë Azerbajxhanin.
“Tani që Rusia po e shfrytëzon gazin si armë kundër Europës, ne na duhet të diversifikojmë burimet energjitike të rajonit”, tha von der Leyen.
Azerbajxhani, që kufizohet me Gjeorgjinë, Turqinë, Armeninë, Rusinë, Iranin dhe detin Kaspik, nisi për herë të parë eksportet me Europën në 2020-n, me Trans Adriatic Pipeline. Atëherë, shteti azer tha se planifikonte të dërgonte 10 miliard metër3 gaz në Europe çdo vit, përgjithësisht në Itali, por edhe në Greqi dhe Bullgari.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se në fakt, Azerbajxhani mund të jetë zëvendësuesi i duhur për Rusinë dhe importet e saj të gazit.
Disa analistë, kanë pikëpyetje për besueshmërinë e Azerbajxhanit si furnizues.
“Duhet të merret parasysh se rruga e gazit nga Azerbajxhani drejt Europës kalon përmes sferës së influencës së Rusisë,” tha Gubad Ibadoghlu, student i lartë në universitetin LSE, në një postim në blog në maj.
Por Europa është në një garë me kohën për të reduktuar varësinë e saj nga Rusia. Në tërësi, 12 vende të BE-së janë prekur drejtpërdrejt nga reduktimi i eksporteve të gazit të Rusisë deri më tani, dhe disa të tjera nuk po marrin më gaz nga Moska.
“Vendimet e mëtejshme të Rusisë për të ndërprerë në mënyrë arbitrare gazin për vendet ose kompanitë, nuk mund të përjashtohen. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, e dimë se një përçarje shumë serioze është e mundur”, -tha Simson në një konferencë për shtyp në fund të qershorit.
Koha për të kursyer energji
Përpjekjet e Europës për të kërkuar alternativa ndaj hidrokarbureve ruse vijnë me një fitim ekstra: është koha për të kursyer energji.
Komisioni Europian, ekzekutiv i BE-së, pritet të prezantojë një sërë rekomandimesh për korporatat në lidhje me uljen e përdorimit të energjisë. Plani synon të rrisë vetëdijen se çfarë do të thotë një ndërhyrje e vështirë në rajon nëse furnizimet me gaz kufizohen.
“Do të dalim së shpejti me një plan, këtu do të përditësojmë punën tonë për skenarët e mundshëm, do të shikojmë mënyrat për të kursyer energjinë në mënyrë proaktive dhe për të ofruar udhëzime për të ulur kërkesën në industri,” tha Simson javën e kaluar në Tuitter./CNCB
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




