Nga Gazeta ‘Si’- Eni Vasili do të jetë Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Gazetarja u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota.
Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar. Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt ditën e djeshme, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të institucionit.
Votimi i dytë u zhvillua këtë të premte, ku në garë ishin tre kandidatët më të votuar nga procesi i parë, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
Eni Vasili rezultoi më e votuara mes tyre duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.