Gazeta Si – Valencia ka zgjedhur italianin Xhenaro Gatuzo si trajner, por telashet kanë nisur menjëherë. Si te Totenhemi një vit më parë. Ish-presidenti i klubit spanjoll, Zorio, ka nisur një fushatë në rrjetet sociale kundër tij.
Hashtagu #noagattuso është përhapur në rrjetet sociale. Ka nisur sulmi kundër emërimit të Gatuzos në krye të Valencias. Nismëtar është bërë ish-presidenti i saj, Miguel Zorio. Ai ka kërkuar që tifozët të bashkohen kundër italianit.

Gjithçka lidhet me komentet e mëparshme kundër grave, homoseksualëve dhe lojtarëve me ngjyrë nga trajneri italian.
Zorio ka thënë se e ka nisur këtë fushë kundër “ksenofobisë, homofobisë dhe racizmit të Gatuzos”. Ai ka kujtuar edhe rastin e vitit të kaluar, kur Gatuzo nuk u pranua te Totenhemi për të njëjtën arsye.
Në shënjestër janë deklaratat e 2013-ës, kur Barbara Berluskoni ishte në drejtimin e Milanit. “Nuk dua t’i shoh femrat në futboll. Nuk më pëlqen ta them, por kështu është”, – ka thënë Gatuzo në atë kohë.
Në 2008, para një ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës, italiani u shpreh: “Martesa duhet të jetë mes një burri dhe një gruaje. Martesa e homoseksualëve është diçka e çuditshme për mua”.
Dhe komenti ndaj vërshëllimave ndaj Boateng në një ndeshje të 2013-ës: “Sa herë janë vërshëllyer të bardhët? Mua më ka ndodhur, nuk i kam dhënë rëndësi”.
Në Tuiter gjithsesi kanë nisur filluar mesazhet me hashtagun #noagatusso. Gatuzo është gati, por Valencia duhet të zgjidhë edhe problemet me trajnerin Bordalas, i cili qenë shumë kritik ndaj drejtuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




