Kupa e Italisë, akti i dytë. Pas rifillimit të Juventus-Milan, radhën e kanë dy gjysëmfinalistet e tjerë të zbresin në fushë e të kërkojnë, duke u sfiduar, të fluturojnë drejt finales kundër bardhezinjve. Në një San Paolo të boshatisur e të dezinfektuar, Napoli e Inter do të luajnë fatet e një sezoni. Do të jetë një sfidë mes Gattuso dhe Conte, ish-mesfushorët energjikë, e mes dy miqsh të vërtetë e jo vetëm në kombëtare si Mertens e Lukaku. Rinis gjithçka nga sfida e fituar nga napolitanët në San Siro 1-0 me golin e Fabian Ruiz në 24 shkurt, përpara se Koronavirusi të paralizonte vendin dhe futbollin.
Lojtarët e Conte kërkon një përmbysje që nuk duket e pamundur, pavarësisht 104 ditët pa ndeshje zyrtare. Për sa i përket formacioneve, Inter mbërrin me formacionin më të mirë të mundshëm, me një Eriksen që shpresohet të jetë i rigjetur e që mund ti japë një dorë të fortë dyshes Lukaku-Lautaro Martinez, me argjentinasin që mbetet gjithnjë në fokusin e gazetave spanjolle për çështjet që lidhen me merkaton: lamtumira e tij nga Inter është gjithnjë e më e mundur e dëshira për të veshur fanellën e Barcelonës bëhet çdo ditë e më e fortë.

Nga ana tjetër është belgu Mertens, edhe ai në qendër të zërave të merkatos, por që e çojnë drejt Milanos, tek Inter. Gattuso, që pas humbjes së trishtë të së motrës, duhet të mbrojë rezultatin për të shkuar në finale, nuk do të ketë në dispozicion Manolas por mund ti besojë dëshirës së madhe të ish-sulmuesit zikaltër Politano.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




