Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se është finalizuar procedura për nisjen e projektit “Ndërtimi i linjës 400 Kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut”.
Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se është firmosur kontrata me kompaninë kontraktore që përfshin ndërtimin e nënstacionit 400 kv midis qytetit të Elbasanit dhe Qafë Thanës, ndërtimin e linjës midis Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.
Projekti është pjesë e infrastrukturës së korridorit të 8 evropian dhe përmirëson sigurinë e furnizimit me energji elektrike në rajon, veçanërisht për 2 vendet. Synohet krijimi i kushteve për shkëmbime tregtare dhe tranzitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon dhe minimizohen humbjet e energjisë në rrjet.
Projekti do të kushtojë 70 milionë euro, 50 të financuara nga banka gjermane KFW , grant nga WBIF, 20% e projektit, 14 milionë euro. Grant nga WBIF për projektin e detajuar të pjesës së linjës Elbasan-Kufi, 0.6 milion euro. Kontribut i KfW për projektin e detajuar të pjesës së linjës Elbasan-Fier, 0.6 milion euro dhe kontributi i OST, 5 milionë euro.
Ky projekt synon të bëjë të mundur përforcimin e lidhjeve interkonjektive me rrjetin rajonal të energjisë elektrike.
“Gjithashtu, ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin e rrjetit 400 kV në zonën e Shqipërisë së Jugut, si dhe i përgjigjet investimeve të cilat parashikohen të realizohen në të ardhmen për zhvillimin e energjisë së rinovueshme si dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit”,-thuhet në njoftimin e publikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




