Gazeta Si – Një 27 vjeçar në Shijak është prangosur këtë të premte, pasi u kap me doza kokaine, gati për shitje.
Në operacionin policor të koduar “Zona”, Dorjan Sherifi u kap me kokainë gjatë kontrollit fizik dhe në automjet. Lënda narkotike u gjet në doza të gatshme, të cilat së bashku me një peshore elektronike, automjetin dhe një celular, u sekuestruan nga policia.
Nuk dihet nëse i riu kishte bashkëpunëtor, ndërkohë që për rastin ka nisur një hetim nga Prokuroria e Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



