Në harkun kohor të një viti 2016-2017 në Shqipëri 1% e totalit të ndërmarrjeve nuk ekzistojnë më.
Sipas të dhënave të INSTAT, për 2017-ën në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 107.677 ndërmarrje aktive duke shënuar një ulje me 0,8 %, krahasuar me vitin 2016.
Sektori me numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive rezultoi ai i industrisë nxjerrëse, që zunë 0,5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

Megjithatë në periudhën e realizimit të Anketës Strukturore, ndërmarrjet ekzistuese rezultojnë të kenë bërë 2.037 miliardë lekë shitje neto që përkthehet në 8,3 % rritje, krahasuar me 2016-ën. Kontributin më të madh në rritje e dhanë prodhuesit e shërbimeve krahasimisht me prodhuesit e të mirave.

Investimet e realizuara arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016, duke shënuar rritje prej 4,7 %. Ku prodhuesit e të mirave kontribuan më pak se sa ata të shërbimeve. Prodhuesit e shërbimeve zunë 30,9 % të investimeve nga 28,3 % që zinin vitin e kaluar. Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, i cili për vitin 2017 ka investuar 71 miliardë lekë duke zënë 30,6 % të investime gjithsej. Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni.
Në këtë periudhë, numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9 %.
Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto, i ndjekur nga sektori i ndërtimit dhe sektori i industrisë përpunuese.
Sektorët me peshën më të vogël rezultonë të jenë sektori i akomodimit dhe restoranteve dhe sektori i industrisë nxjerrëse.
Për treguesin e punësimit, prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar më shumë krahasimisht me prodhuesit e të mirave.
Sektori me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2017 rezulton sektori i tregtisë, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike etj.) dhe nga sektori i industrisë përpunuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.