Nga Gazeta Si – Atalanta dhe Roma do të përballen këtë të shtunë në “Gewiss Stadium” në raundin e parë të Serie A për vitin 2026.
Atalanta ka grumbulluar 22 pikë këtë sezon dhe renditet në vendin e 10-të.
Në ndeshjen e fundit, skuadra e drejtuar nga Raffaele Palladino u mposht 0-1 nga Inter.
Roma aktualisht ka 33 pikë dhe ndodhet në vendin e 4-t. Në ndeshjen e fundit, skuadra e Gian Piero Gasperini-t fitoi 3-1 ndaj Genoa-s.
Takimi i fundit mes dy skuadrave përfundoi 2-1 për Atalanta-n.
A e dini se…
– Raffaele Palladino është përballur pesë herë me Gian Piero Gasperini-n, duke rregjistruar 1 fitore dhe 4 humbje
– Gian Piero Gasperini është përballur 16 herë me Atalanta-n, me bilanc prej 6 fitoresh, 5 barazimesh dhe 5 humbjesh.
– Raffaele Palladino është përballur 5 herë me Roma-n, duke rregjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Skuadrat
– Roma ka shënuar në 4 ndeshje rradhazi.
– Në shtëpi, Atalanta ka pësuar vetëm 2 humbje në 13 ndeshjet e fundit.
– Në shtëpi, Atalanta ka pësuar në 3 ndeshje rradhazi.
– Atalanta ka vetëm 1 barazim në 13 ndeshjet e fundit.
Përballjet direkte
– Atalanta dhe Roma janë përballur gjithsej 135 herë. Verdhekuqtë kanë 58 fitore ndaj 34 të Atalanta-s.
– Në stadiumin “Gewiss”, Atalanta është avantazh ndaj Roma-s: 25 fitore në 66 ndeshje, ndërsa Roma, vetëm 20.
– Në kampionatin italian janë zhvilluar 128 përballje mes dy skuadrave.
– Atalanta ka fituar 33 herë, 39 barazime dhe 56 fitore për Roma-n.
Formacionet e mundshme
– Atalanta: Carnesecchi; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Zalewski, De Roon, Ederson, Bernasconi; De Ketelaere, Pasalic; Scamacca
– Roma: Svilar; Mancini, Ziolkowski, Hermoso; Celik, Kone, Cristante, Wesley; Soule, Dybala; Ferguson
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




