Berat Gjimshiti është mungesa e madhe e Atalantës këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar u lëndua më 21 gusht në sfidën Atalanta – Milan që përfundoi baras 1-1 dhe u detyrua ta lërë fushën 10 minuta para fundit të ndeshjes.
Kanë kaluar gjashtë javë që Gjimshiti mbetet jashtë fushave, por ylli shqiptar do të duhet të presë edhe pak për tu rikthyer.
Ka qenë trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini që ka folur për lëndimin e shqiptarit duke caktuar edhe datën e rikthimit.

Gasperini tha se Gjimshiti tanimë ka nisur stërvitjen i diferencuar, por duhet pritur edhe 15 ose 20 ditë për të ditur se kur do t’i bashkohet skuadrës.
“Gjimshiti ka nisur sërish stërvitjen, sigurisht që i diferencuar. Megjithatë do ta dimë pas 15 ose 20 ditësh se kur do të mund të bashkohet me skuadrën”, tha Gasperini.
Qendërmbrojtësi shqiptar konsiderohet si një nga më të mirët te Atalanta dhe në Serie A në pozicionin ku luan. /telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




